
Qeveria Shqiptare ka Autorizuar pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura Shqiptare në Detin e Zi. Vendimi është marrë nga këshilli i ministrave më datë 8 dhjetor ku thuhet se anija Flamurtare do të kryej operacione në Detin Egje, në Detin Mesdhe dhe në Detin e Zi. Më herët forcat shqiptare të armatosura ishin autorizuar vetëm në Detin Egje.



