Tafaj: PD nuk u tregua e hapur me anëtarët, diasporës i munguan përfaqësuesit (VIDEO)

Tafaj: PD nuk u tregua e hapur me anëtarët, diasporës i munguan përfaqësuesit (VIDEO)

Përfaqësuesi i diasporës së Partisë Demokratike, Petrit Tafaj, deklaron se PD duhet të riformohet dhe të bëjë një analizë të thellë.

Nga studio e “MCN Live”, ai ngre shqetësimin se PD nuk ka qenë e hapur me anëtarët, si dhe shton se faktin që munguan përfaqësuesit e diasporës. 

Partia Demokratike duhet të rikonstruktohet komplet që nga fillimi, duhet të identifikojë veten, sa anëtarë na kanë mbetur, kush janë pjesët e copëzuara. 

PD duhet të arrijë edhe anëtarin e fundit. Për fat të keq PD nuk ka qenë e hapur me anëtarët, duhet të kishte shkuar deri te anëtari i fundit, edhe në diasporë. 

Me fytyrat e vjetra nuk shkohet askund, mua më duket se qasja ndaj diasporës nuk ishte e drejtë, por e kufizuar se dhe opozita ka bërë punën e saj. 

Mazhoranca ka pasur një fushatë shumë denigruese dhe agresive ndaj demokratëve. Diaspora është e manipuluar ideologjikisht dhe teknikisht. 

Shumë njerëz janë të frikësuar se kanë njerëz të punësuar në administratë dhe mos ua heqin nga puna. Që diaspora nuk është kjo që është, nuk është ky rezultat, ky është fakt. 

Mund të ishim pak më poshtë ose më lart, por jo me një rezultat kaq brutal. Të dhemb shpirti për Shqipërinë dhe nga kjo situatë arrin në konkluzion.

 Këtu është gara e pabarabartë, drejtësia është ku thërret qameti. 

Diaspora nuk pati përfaqësues fare, ne që kemi ikur duhet të votojmë për këta që janë në Shqipëri. Në Shqipëri nuk ka pritshmëri dhe as të ardhme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy