Partia Socialiste dorëzoi në SPAK një kallzim në lidhje me 21 janarin, pas audiopërgjimit të bërë publik, edhe pse kaseta do të dorezohet sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, në momentin që do të nis hetimi.
Lidhur me përgjimin ai thotë se nuk e disponon dhe se nuk ka dieni për autenticitetin e tij.
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri me dije se përgjimi është një manipulim.



