Bejko: Drejtorë të niveleve të larta krijojnë kompani për të përfituar fondet

Bejko: Drejtorë të niveleve të larta krijojnë kompani për të përfituar fondet

Roland Bejko i ftuar në MCN Live ka bërë një denoncim ku akuzon drejtorë të niveleve të larta se kanë krijuar kompani për të përfituar fondet për vete. Ai shprehet se tashmë ka ndryshuar natyra e korrupsionit.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Drejtorë të përgjithshëm flasë për funksionarë të lartë të shtetit përditë janë duke parakaluar para SPAK, janë klientë të SPAK, për të mos folur pastaj për ata që janë në burg, në procedime penale dhe të tjerë që presin radhën për tu hetuar dhe për tu gjykuar, natyrisht që ata kanë bërë shkelje dhe pastaj shifrat janë alarmante sidomos çështjet e koncensionarëve,  vazhdojmë të numërojmë që nga inceneratorët, sterilizimi, dhe për të kaluar te investimet publike apo skema 5D ku drejtorët e lartë të bashkisë përmes skemës 5D janë vetë ata që alokojnë fonde dhe marrin fonde për kompanitë e veta.

Dhe ju siguroj nga informacionet e fundit para se të vija këtu janë zbuluar skema dhe në institucionet qeveritare shtetërore jo vetëm në pushtetin vendor që funksionon e njëjta mënyrë, domethënë drejtorë të niveleve të larta që kanë në dorë fonde krijojnë kompani vetë me të afërmit e tyre, jua japin miqve të tyre dhe pastaj marrin  vetë përqindjet.

Pra shiko si ka ndryshuar natyra e korrupsionit merrje 20%, 40% më parë pastaj ka shkuar deri aty sa u ofrojnë punë, duke u thënë merre bëje këtë ekspertizën, është 100 mijë euro fondi ti do të marrësh 5% dhe pjesën tjetër e marrim ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy