Kraja: Ka pasur presione ndaj prokurorëve e gjykatësve

Kraja: Ka pasur presione ndaj prokurorëve e gjykatësve

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Arben Kraja, pas mbledhjes së përgjithshme të prokuroreve për zgjedhjen e anëtarit te KLP, në një prononcim për mediat deklaroi se gara për kreun e SPAK është ende e hapur.

Ai tha se gjatë kohës që ka qëndruar në detyrë është bërë puna  më e mirë e mundshme dhe se ky institucion është i ri.

Institucion i ri, është krijuar çdo gjë nga e para. Besoj që është bërë puna më e  mirë e mundshme.

I pyetur nëse pritet arrestimi i ndonjë të ashtuquajturi “peshk i madh”, Kraja u shpreh se puna vijon çdo ditë dhe përmendi rastin e sotëm të marrjes të pandehur të 10 ish zyrtarëve të qarkut të Lezhës, përfshirë edhe ish kryetarin e bashkisë.

Kraja pranoi se ndaj prokurorëve të SPAK janë regjistruar raste presionesh, por shtoi se atyre iu sigurohet mbrojtje siç e parashikon ligji.

Prokurorët dhe gjyqtarët të SPAK kanë për të trajtuar cështje shumë të vështira, qoftë personazhë të krimit, qoftë zyrtarë të lartë, të cilë janë nën hetim.

Ka indicie ka edhe kërcënime dhe presione. Shumica e prokurorëve kanë mbrojtje nga shteti, por secili vazhdon detyrën. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla

I pyetur nëse do të ketë përfundim të shpejtë të dosjeve që kanë rreth tre vite që po hetohen, Kraja theksoi se, “ka shumë dosje që janë drejt përfundimit patjetër, sepse dosjet janë voluminoze, kanë problematikat e veta dhe duhen kryer të gjitha veprimet e nevojshme, por janë drejt përfundimit”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy