Nesër Kuvend, Balla: Do të ndahet në tri pjesë, deputetët 10 minuta kohë

Nesër Kuvend, Balla: Do të ndahet në tri pjesë, deputetët 10 minuta kohë

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur se seanca e nesërme plenare do të jetë e ndarë në tri pjesë.

Gjatë një komunikimi për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Balla tha se çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion.

Në pjesën e parë do të prezantohet programi, më pas do të jetë debati dhe në fund votimi i cili do të jetë një si për ministrat e rinj dhe për programin qeverisës.

Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me mbajtjen e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë. Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta.

Ndërsa ditën e nesërme pritet që në Kuvendi të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar, mazhoranca ka publikuar që sot programin për 4 vitet në vijim. Që në fjalitë e parë shpallet objekti parësor i qeverisjes në mandatin e tretë të socialistë që sipas tyre është ngjitja e vendit më lart në shkallën e zhvillimit.

PS shpalos 5 shtyllat kryesore të programit që janë: 1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia; 2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që  krijon shanse për të gjithë.

3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,  bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve; 4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen; 5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet në botë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy