
Politologu dhe analisti Afrim Krasniqi i ftuar në “Të paekspozuarit” ka komentuar pasigurinë dhe shqetësimet që krijohen nga heqja e mbështetjes ndërkombëtare për SPAK dhe Komisionin Xhafa, duke theksuar se ky zhvillim mund të ketë pasoja negative në funksionimin e këtyre institucioneve.
Krasniqi shtoi se nuk ka më kuptim funksionimi i Komisionit Xhafa, pasi shumë nga elementët teknikë dhe mbështetje ndërkombëtare për këtë reformë do të jenë të kufizuara.
Efekti që unë i frikësohem, e para, që SPAK dhe disa njerëz në SPAK duke u ndodhur në këtë lloj situate do largojnë edhe përgjegjësinë edhe nga kritika që mund të kenë.
Se krijohet një perceptim i ri që gjerat po pengohen kur praktikisht pune e tyre nuk pengohet.
Së dyti, preket Komisioni Xhafa sepse arma kryesore ka qenë së ne do konsultohemi me amerikanet për reformën.
Kjo bie tani se nuk ka më kuptim s’ka punë komisioni kur teknikisht nuk do të jenë 90 ditë aty.



