Këlliçi: Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Spaho: Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të pista

Këlliçi: Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Spaho: Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave të pista

Deputetët e PD-së kanë vendosur të flasin me publikun nga foltorja nëpërmjet rrjeteve sociale, pasi drejtuesja e seancës Ermonela Felaj nuk iu ka dhënë fjalën deputetëve të Sali Berishës. Deputeti Këlliçi deklaroi se Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit për gjuhën e përdorur.

Goditjen më të fortë drejtuesja e seancës ia dha Olta Xhaçkës se nuk i dha mundësinë të mbrohej. Nëse ne po i biem në qafë, të vijë këtu të mbrohet. Refuzimi i kërkesës sonë ditën e sotme për të pasur një debat me mocion në rastin e investitores strategjike bëhet vetëm e vetëm për t’i mbyllur gojën opozitës. Sot jemi njohur me procesverbalin e seancës së kaluar ku kemi parë atë debat të një niveli bandidesk, ku Edi Ramën e kanë zili të gjithë të burgosurit. Ne jemi te vendi i krimit, ku Edi Rama fyen opozitën, deputetët. Sot dy deputetë të opozitës janë të përjashtuar për 10 ditë vetëm se i janë përgjigjur akuzave dhe fyerjeve të Edi Ramës. Sot kemi një opozitë të vërtetë në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Drejtuese e seancës mund të vazhdosh seancën normalisht duke i dhënë fjalën të gjithë deputetëve që kanë kërkuar fjalën. Nuk na dhe të drejtën as për procedurë.

Ndërsa deputeti Edmond Spaho duke folur për inteëgrimin equropian tha se kemi bërë vetëm hapa pas që nga viti 2013.  Ai tha se bashkimi Europian paralajmëroi për amnjsitinë fiskale, por Rama kërkon që të pastrojë paratë e pista të krimit.

Parlamenti monist i Edi Ramës në marrëveshje me anëtarët e grupit parlamentar të PD që s’kanë kurajë të rrinë këtu dhe të protestojnë me opozitën por fusin bishtin ndër shalë dhe ikin i cili nga 2013 ka stopuar dhe s’ka bërë asnjë hap përpara. Si mund të integrohemi ne në BE kur kërkojmë të bëjmë amnisti fiskale, bëhemi bashkëpunëtorët e krimit. Ka paralajmëruar BE se nëse bëni amnisti fiskale penale s’ka integrim dhe jo më kot thash Taulant që dëgjoje njëherë fjalën e atij Ati të shquar që e futët në burgje që duhet të ndërroni trurin se me këto tru që keni nuk shkoni dot në BE. Keni kapur gangot dhe kërkoni të investoni në Durrës. Është amnstia fiskale penale për të larë paratë e krimit botëror, në Shqipëri po ngrihet një lavatriçe e parave të pista.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy