Deputetja Jorida Tabaku tha paraditen e kësaj të enjteje nga Foltorja e Kuvendit se përgjigjen për largimin masiv të shqiptarëve e shef tek politika dhe politikat e bëra, tek krimi i organizuar, tek drejtësia e munguar dhe tek mungesa e tregut të lirë.
Tabaku tha gjithashtu se korrupsioni është thelluar që kur SPAK është ngritur si strukturë dhe se aferat më të mëdha korruptive janë bërë gjatë kësaj kohe.
Konkurrenca e tregu i lirë nuk ekziston, janë qytetarët që nuk shohin shpresë, janë qytetarë të një shteti që ligjin e zbaton për të dobëtin dhe jo të fortin. Ikin se qeveria e Parlamenti nuk jep shpresë. Përgjigjen për largim masiv e shoh tek politika dhe politikat, e shoh tek mungesa e tregut të lirë, tek krimi i organizuar.
Nga sa ka frikë drejtësia, nga ligji apo politika. Ka një arsye pse drejtësia ka më shumë frikë politikën se ligji.
Arsye pse votuam SPAK është që ligji të veprojë njësoj, të mos vidhej më. Korrupsioni është thelluar më shumë që nga dita kur u krijua SPAK. Nuk është rastësore. Nuk jam e kënaqur nga SPAK. Kjo drejtësi me regji duhet të përfundojë. Prandaj ikin shqiptarët, sepse drejtësia e munguar vret shpresën. Që kjo reformë të mos dështojë duhet të mbështetet tek parimet që PD ka pasur.



