Koçi: Hetimi i Berishës për ‘Partizanin’ një hiç përballë shumë momenteve të zeza të qeverisjes së tij

Koçi: Hetimi i Berishës për ‘Partizanin’ një hiç përballë shumë momenteve të zeza të qeverisjes së tij

Deputeti Petro Koçi pyetjes në emisionin ‘Bilardo’ në MCN se ka një opinion që po hetohet më shumë e majta se e djathta nga SPAK iu përgjigj se ai beson të kundërtën e kësaj.

Sa i përket rastit të Berishës, ai gjykon se rasti i klubit Partizani është një hiç përballë shumë momenteve më të zeza të qeverisjes së tij siç është ‘21 Janari’.

Sipas tij me rëndësi mbetet fakti që sot ka një institucion hetimor që mund të thërrasë dhe ata që deri dje si prekte dot prokuroria e zakonshme.

Ka të tjerë që thonë se SPAK po godet më shumë nga e majta, problemi është se rastet që ju përmendni qoftë Berisha apo Meta kanë nga pas shumë histori komprometuese. Në rastin Berisha gjykoj se rasti i klubit Partizani është një hiç përballë shumë momenteve më të zeza të qeverisjes së tij siç është 21 Janari. Fakti që kjo çështje i ka kaluar SPAK do të thotë se ka një institucion hetimor i cili mund të thërrasë dhe ata që deri dje si prekte dot prokuroria e zakonshme.

Këta njerëz duhet të thirren, Basha, Berisha dhe Bamir Topi, ish drejtuesit e gardës, të gjithë duhet të thirren, edhe pse koha ka bërë të vetën, por mekanizmi hetimor i gjen mënyrat për të gjetur rrugën e të vërtetës.

Pa bllokun e Metës në 21 janar nuk bënte dot PS atë protestë të tillë kaq masive se nuk e bën dot, duhet ti motivosh. Në rastin e Berishës siç edhe e thashë për mua është një hiç për atë që po hetohet krahasuar me ato që rëndojnë mbi të siç është Gërdeci apo 21 Janari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy