“17 Nëntori” me martirë dhe partizanë. Berisha dhe Meta të “ndarë”, PL e kremton si PS

“17 Nëntori” me martirë dhe partizanë. Berisha dhe Meta të “ndarë”, PL e kremton si PS

Dy partitë më të mëdha opozitare e kanë përkujtuar në forma të ndryshme ditën e 17 Nëntorit. Partia Demokratike organizoi para Kuvendit, një aktivitet tek monumenti i 39 martirëve intelektualë të vrarë nga regjimi komunist 80 vite me parë.

Në këtë aktivitet, morën pjesë deputetë demokratë, aleatë dhe ish-të përndjekur politikë.

Nëpërmjet një mesazhi online, kryetari i PD, Sali Berisha e krahasoi veten me këta martirë, duke akuzuar kryeministrin Rama si kreun e diktaturës së re në Shqipëri.

Ndërsa bashkëpunëtorët e Ilir Metës tek Partia e Lirisë, vendosën kurora me lule tek monumenti i Ushtarit të Panjohur, për të kremtuar 80-vjetorin e Cclirimit të Tiranës. 

Ra në sy se njëjtë si Partia e Lirisë, edhe zyrtarë të qeverisë e Partisë Socialiste, nga kryebashkiaku Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali apo deputetë të mazhorancës socialiste vendosën kurora me lule tek 'Ushtari i Panjohur' duke zhvilluar dhe një aktivitet aty.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy