Vuçiç pas takimit me Erdogan: Turqia mbështet dialogun me Kosovën me zgjidhje kompromisi

Vuçiç pas takimit me Erdogan: Turqia mbështet dialogun me Kosovën me zgjidhje kompromisi

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiç dhe Erdogan kanë diskutuar për një mori çështjes, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova.

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia e përkrah dialogun me Kosovën, dhe se beson që duhet të arrihet një zgjidhje kompromisi.

Teksa e ka quajtur Turqinë, garanci shtesë e stabilitetit dhe ruajtjes së paqes në Ballkan, Vuçiçi ka thënë se ka folur me të parin e Turqisë “edhe për disa gjëra për të cilat s’do të doja ta informoja publikun”.

Presidenti serb ka lavdëruar raportet me Turqinë të cilën e ka cilësuar si “mike” dhe “më mike se që ka qenë para 10 apo 15 vjetësh”.

Vuçiçi ka thënë po ashtu se shkëmbimi tregtar midis Serbisë dhe Turqisë po përparon nga viti në vit dhe se “shumë shpejt mund të arrihet dy miliardëshi”.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdetti Mansion në Stamboll dhe ishte i mbyllur për median.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy