“Zvërneci’, Zhupa: Protestat po injorohen nga qeveria. Balla: Projekti do vazhdojë, jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë

“Zvërneci’, Zhupa: Protestat po injorohen nga qeveria. Balla: Projekti do vazhdojë, jemi votuar për ta zhvilluar Shqipërinë

Në seancën plenare në Kuvend, deputetja e PD-së Ina Zhupa ka reaguar ashpër lidhur me protestat që po zhvillohen në Tiranë dhe në diasporë, duke kërkuar që zëri i qytetarëve të mos injorohet nga institucionet.

 

Ajo u bëri thirrje deputetëve që të mos e shkëputin Kuvendin nga realiteti shoqëror dhe politik në vend, duke theksuar se prioritetet e vendimmarrjes duhet të pasqyrojnë kërkesat e qytetarëve.

 

Ky Kuvend nuk mund të jetë në një botë paralele, nga bota e realitetit që po ndodh në Shqipëri. Se kush është prioritet i ditës. Çështja e parë që duhet adresuar është paketa e integrimit, e shfuqizimit të ligjit, që e kanë dhuruar Shqipërinë te oligarkët. E kanë trajtuar zhvillimin; kur do dhe si do Rama. 

 

Kjo nuk është as Shqipëria europiane, dhe as ajo që duan shqiptarë. Në fakt është i vetmi pr/ligj në kalendar se kur do të shqyrtohet, për të mbrojtur trashëgiminë kulturore. Edhe ça bëni ju? E lini pa data. Realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, një qeveri tranzitore, një parlament që miraton shfuqizimin e ligjeve, një parlament që nuk i anatemon protestuesit. Që s’i numëron ata me syzet e miopit, por me të realitetit. 

 

Nëse mendoni se mandatet tuaja vijnë nga qytetarët, përgjigjuni atyre, nëse mendoni se vini nga Rama, mos iu përgjigjeni. Por do të merrni nga ata përgjigjen, siç e shikoni që do të jenë më shumë, më të qartë, për të kërkuar që kjo qeveri, dhe kjo makutëri, kjo sjellje harbute, duke shkelur interesin publik dhe të brezave të ardhshëm, të ndalojë.

 

Në kundërpërgjigje, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla reagoi ndaj deklaratave të opozitës, duke i cilësuar ato të ekzagjeruara dhe duke mbrojtur qëndrimin e shumicës parlamentare për projektligjet dhe investimet e diskutueshme. Ai përsëriti se projekti për Zvërnecin do të vijojë pasi Shqipëria nuk e ka luksin për humbjen e një investimi 4 mld eurove.

 

Ky ishte një fjalim i një flamingo nga Temu dhe më pëlqen shumë që keni disa ditë që ju zogjtë e bufit ju duket vetja si flamingo, edhe pse me respektin më të madh. Kush ju ka komanduar ju, kush ju ka autorizuar të shkoni edhe në protestë? Sa i përket 4 ligjeve që keni sjellë, ne jemi kundër dhe do t’i rrëzojmë ato sepse jemi votuar për të zhvilluar Shqipërinë. 

 

Ju një javë më parë dolët me në krye drejtuesin tuaj dhe thatë se jeni pro investimit, tani cili është qëllimi i 4 projektligjeve? Ju jeni pro apo kundër investimit? Sepse ne jemi pro investimit dhe ai do të bëhet, sepse Shqipëria s’ka luksin të humbë 4 miliardë, nuk ka luksin e humbjes së një projekti si ai në Zvërnec. 

 

Ne kemi një kontratë me qytetarët shqiptarë. Sa i përket 4 projektligjeve, dje na thatë se do sillni kërkesë për procedurë të përshpejtuar, por po ju them që do t’i rrëzojmë ato 4 projektligje dhe se projekti në Zvërnec do të vazhdojë dhe Shqipëria do të ecë përpara drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy