Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigjje PD-së për reagimin e kësaj të fundit ne lidhje me kryetarin Lulzim Basha, që sipas rivalë politik dhe një lajmi në media ka marrë pjesë në arrestimin e ish-komandantëve të UÇK-së. Rama thotë se përgjegjësia tij në këtë mes është që Basha të sqarojë pozicionin e tij në këtë histori, ndërsa e akuzon kreun e PD-së se po e përdor partinë si leckë për këpucët e tij.
“Në këtë mes unë kam vetëm rolin që më takon: Të të kërkoj t’i sqarosh publikut kush je ti në këtë mes dhe pse të kërkojnë ty dëshmitarët e nuk kërkojnë fjala vjen Stamo Dumon? Dhe lëri dokrrat me konspiracione parazgjedhore, se një kundërshtar si ti është një lule që s’këputet! Lulëzim e bërë atë parti si leckë për këpucët e tua! Dil fol vetë për akuzat që nuk t’i bëj unë, po dëshmitarë të masakrave e të betejave për liri në Kosovë, që as i njoh as i kam takuar kurrë! Sharjet e akuzat ndaj meje nuk janë as argumenta, as shpjegime, po thjesht bishtnime!”, -shkruan Rama.



