Balliu denoncon tenderin e drejtoreshës Fico: 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT!

Balliu denoncon tenderin e drejtoreshës Fico: 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT!

Shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu ka denoncuar sot tenderin e drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, lidhur me pastrimin e oborreve të qendrës spitalore.

Balliu thotë se tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Fiqiri Allmuçajt.

Sipas tij, janë skualifikuar nga gara 7 kompani që3 fitues të jetë kjo kompani.

"Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe është një shembull i pastër i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon deri te pastrueset", thotë Balliu.

DEKLARATË PËR MEDIA E SHEFIT TË ORGANIZIMIT TË PD, KLEVIS BALLIU

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë.

Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur firmën “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt. Bëhet fjalë për 380 milion lekë për të fshirë oborret e QSUT. Tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Allmuçajt.

Themi dhuruar, sepse 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta. Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe është një shembull i pastër i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon, deri te pastrueset. 

Sipas raportimeve mediatike, Fiqiri Allmuça, ka qenë i proceduar penalisht për konsumimin e veprës penale te “shkeljes se rregullave te mbrojtjes ne pune” në vitin 2008, kur 2 punëtorë te firmës së tij u plagosën teksa po pastronin xhamat e një banke në Tiranë. Kompania Pastrime Silvio, ka marrë rreth 4 milionë euro tendera të dyshimtë në mungesë konkurrence në 3 vite. Kështu, edhe pse KPP ka kapur shumë herë në shkelje tenderat që fitohen nga kjo kompani, Fico nuk merr parasysh rekordet, por ka kriterere të tjera vlerësimi.

Abuzimet me fondet e shëndetësisë janë aty-aty me incineratorët, për nga vlerat monetare të përfituara në kurriz të qytetarëve. Ato janë nje kërcënim direkt për jetën e publikut, me një qeveri që nuk do t’jua dijë për shëndetin e qytetarëve, por vlerëson çka duket jashtë e çka vidhet brenda. Ndërkohë, në spitale nuk ka aparatura për operacionet bazike, mjekët dhe infermieret largohen, sepse puna e tyre është e papërballueshme me rrogat dhe me gjendjen aktuale të shëndetësisë; kontratat dhe tenderat i marrin darovitësit dhe miqtë e qeveritarëve dhe drejtorëve, e me radhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy