Sefa: PD e ka detyrë të japë vizionin e saj për reformën territoriale (VIDEO)

Sefa: PD e ka detyrë të japë vizionin e saj për reformën territoriale (VIDEO)

Avokati Indrit Sefa përgëzon vendimin e deputetëve të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në komisionin për reformën territoriale të miratuar me konsensusin e të dy palëve.

 

Nga studio e “MCN Live” ai tha se Partia Demokratike edhe pse ndodhet në situatë emergjente, por ka detyrë që të japë vizionin e saj se si e mendon ajo reformën territoriale.

 

Koha ka treguar dhe gjithë statistikat ekonomike dhe zhvillimit të këtyre bashkive që ka nevojë për ndërhyrje emergjente. Partia Demokratike është në situatë emergjente, por ka detyrë që të japë vizionin e saj se si e mendon ajo reformën territoriale. 

 

Opozita duhet t’ia heqë këtë armë mazhorancës dhe të sjellë një variant të saj, duke nxjerrë këtë produkt të sajin në sytë e qytetarëve, mazhoranca do detyrohet edhe nga presioni edhe i opinionit publik që të dëgjojë propozimet e opozitës. 

 

Është nevojë që qytetarët shqiptarë të marrin shërbime. Por a i marrin shërbimet qytetarët shqiptarë? Reforma duhet të organizohet në nivel teknik. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy