Gjiknuri në Vlorë: Partia e Metës, institucion i korrupsionit zgjedhor

Gjiknuri në Vlorë: Partia e Metës, institucion i korrupsionit zgjedhor

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri shoqëruar nga kandidatët për deputete Pranvera Resulaj, Teuta Ramaj dhe Laura Ferhati zhvilloi një takim me banorë të rajonit nr.3 të Vlorës.

Gjiknuri u bëri thirrje vlonjatëve ta përdorin votën si referendum për të dhënë mesazhin se Vlora është vetëm pro zhvillimit.

Më tej ai u ndal tek Presidenti Meta, që e konsideroi lider të opozitës, për të cilin tha se ka filluar me përçarjet dhe thirrje vëllavrasëse.

Pasi nuk ja doli dot kjo opozita e Vlorës, tani na sollën përforcime nga Tirana. Erdhi Presidenti, ngriti shtatmadhërinë e tij këtu dhe tha se do të shpëtoj Vlorën nga korrupsioni dhe nga krimi zgjedhor. Qëllimi i vërtet dihet, pasi partia e tij është për mua institucioni i korrupsionit zgjedhor.

Sa herë është provuar ndonjë i kapur gjithnjë del i LSI-së dhe na akuzojnë ne pastaj. Erdhi zotëria tani dhe filloj me përçarje dhe me thirrje vëllavrasëse. Çfarë  do të  thotë ai me erdha unë me çeta nga Skrapari?! Nëse je vërtet lider i opozitës, dil këtu, jo si President. Në fakt, ai është lideri i opozitës dhe kur të shkoni të votoni, imagjinoni dhe atë Ilir Metën.

Ky është një shans të bëjmë referendum vlonjatshe, e kërkoj referendumin Presidenti para ca kohësh. Le ta fillojë referendumin në Vlorë. Nr 12 është referendum edhe për ta. Ai është  modeli atyre, ne jemi modeli i së ardhmes, ne duam zhvillimin, duam paqen dhe në  25 Prill në do ta tregojmë  më votë”, theksoi Gjiknuri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy