Kreu demokrat Lulzim Basha ka reaguar pasditen e sotme në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama duek vijuar kështu debatin në internet.
Basha shkruan përmes një reagimi se mijëra familje vuajnë për bukën e gojës ndërsa shqiptarët po largohen.
“Lëri përrallat me armiq imperialistë. Mijëra familje vuajnë për bukën e gojës, shqiptarët paguajne cmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, vendi po zbrazet e të papunët shtohen cdo ditë, maturantëve ua dogje ëndrrat për arsim, studentët po lënë shkollën prej tarifave te rritura, fermerët nuk i ngop dot me përralla per kredi, shëndetësine e cove ne kolaps. Krimi, droga dhe korrupsioni i kanë zënë rrugën vendit. Këto jane hallet e shqiptarëve e jo armiqtë imagjinarë që zbulon nga dhoma e vizatimeve. Është ora e të vërtetës” – shkruan Basha.
Më parë PD i ka kërkuar kreut të ekzekutivit që të reagojë në lidhje me deklaratat e zyrtarit gjerman Gunther Krichbaum sipas së cilit çelja e negociatave me Shqipërinë do të pengohet nga Berlini.



