Kryeministri Edi Rama i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali se praktika e ndërprerjes me forcë e kujtdo qoftë që merr fjalën në këtë tribunë, duhet të marrë përgjigje me kalim në votim.
Në fjalën e tij në seancën parlamentare maratonë ku diskutohet projektbuxheti i vitit 2025, ai tha se kjo praktikë nuk mund të legalizohet dhe vazhdojë më tutje.
Parlamenti është vendi ku secili thotë atë që mendon, ndërsa spostimi fizik nga karrigia drejt folësve, duhet sanksionuar me kalim në votim, iu lutem shumë mbajeni parasysh këtë gjë.



