Shpalli kandidaturën për kreun e PD, Kulluri: 11 dhjetori është dita e reformimit

Shpalli kandidaturën për kreun e PD, Kulluri: 11 dhjetori është dita e reformimit

Demokratët kanë filluar të deklarojnë kandidaturat e tyre për kryetarë të PD-së edhe pse Basha është shprehur prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar.

Pas Sali Berishës, Edvin Kulluri i cili ka shpallur kandidaturën për kreun e PD-së thotë se kjo parti duhet të nisë një reformim të thellë dhe se sipas tij nëse një parti funksionon e mbështetur në rregulla të qarta, individët nuk mund të dominojnë dhe të deformojnë vullnetin e votuesve të saj.

Partia Demokratike duhet të nisë një rrugë të re që nis veçse me reformim të thellë! Kemi arritur në një pikë ku “kupa e mbushur po derdhet”! PD nuk mund të endet më në dallgët që shkakton ai që e drejton por mënyra si drejtohet! Nëse funksionon si parti e mbështetur në rregulla të qarta, individët nuk mund të dominojnë dhe deformojnë vullnetin e votuesve të saj. Në tre raste që kryetar të PD kanë qenë njerëz të mbështetur nga Berisha, dështimi ka qenë dramatik! Ndaj zgjidhja është kontroll reciprok pushtetesh mbështetur veçse në demokraci kushtetuese! Për PD, kushtetuta është statuti! Atë e zbatojnë njerëzit! Kaq!

Kulluri shton se zgjidhja është kontrolli reciprok i pushteteve, mbështetur në demokraci kushtetuese dhe për PD kushtetuta është statuti. Më tej Kulluri shton se reformimi nuk arrihet vetëm në letër, pra në statut, por garantohet nga sjellja e atyre që duhet ta zbatojnë.

Reformimi nuk arrihet vetëm në letër, pra në statut, por garantohet nga sjellja e atyre që duhet ta zbatojnë! Dhe kjo nuk është përgjegjësi veçse e liderit dhe drejtuesve që e rrethojnë por e anëtarësisë së PD! E kam thënë për 4 vite rresht që vetëm një zgjidhje e nxjerr PD nga kriza e rënde ku ka rënë! Reformin dhe vetëm reformim! 11 dhjetori është dita e reformimit ose e shpërbërjes! Partinë Socialiste e mban në këmbë solidariteti që i ka rrënjët tek e majta socialiste dhe komuniste, Partine Demokratike vetëm bashkëjetesa vullnetare mes njerëzve e grupeve ideologjike të lira! Kundërshtari i vetëm i PD nuk është PS por mbi të gjitha vetë PD e deformuar nga arroganca, mos përbajtja, abuzimi me autoritetin dhe hipokrizia! 11 dhjetori ka nevojë për debat e fjalë të dëgjuara dhe jo vetëm emocione kundër një dështaku si Lulzim Basha!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy