Përmirësim i shërbimit shëndetësor, Manastirliu firmos marrëmarrëveshje 2-vjeçare me OBSH-në

Përmirësim i shërbimit shëndetësor, Manastirliu firmos marrëmarrëveshje 2-vjeçare me OBSH-në

Në Podgoricë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu dhe drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Zsuzsanna Jakab, kanë firmosur një marrëveshje 2-vjeçare 2018-2020 për asistencën e OBSH-së për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend, me synim garantimin e mbulimit shëndetësor universal të popullatës.

Kjo marrëveshje i hap rrugën forcimit të bashkëpunimit në disa fusha të rëndësishme për vendin veçanërisht në përmirësimin e programit të vaksinimit, për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rezistencën Antimikrobiale, për përmirësimin e mbulimit shëndetësor për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare, tumoreve, diabetit dhe sëmundjeve kronike respiratore si dhe menaxhimit më të mirë të faktorëve të riskut.

Shtrirja e programit të vaksinimit është në nivelin 97% në Shqipëri, duke arritur kriteret e përcaktuara nga OBSH. Megjithëse ky mbulim vaksinal është ndër më të lartët në Evropë, ne po punojmë për nxitjen e programit të vaksinimit edhe te ato grupe që e refuzojnë vaksinimin. Ne vlerësojmë mbështetjen e OBSH-së për zgjerimin e programit të vaksinimit për sëmundjet e parandalueshme përmes këtij procesi, që ne e konsiderojmë, si një të mirë publike”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

Ndërsa Jakab, deklaroi se OBSH do të vijoj me programe të tjera për përmirësimin e shëndet publik.

Shqipëria ka shënuar hapa të rëndësishëm përpara sa i takon programit të vaksinimit dhe asistenca e OBSH-së do të vijojë jo vetëm për imunizimin por edhe programe të tjera për përmirësimin e shëndetit publik të popullatës”, u shpreh Jakab gjatë takimit me Ministren Manastirliu.

Më herët, në takimin e 11 shteteve të Evropës Juglindore, Ministrat e rajonit dolën me një deklaratë të përbashkët për forcimin e masave për vaksinimin dhe përafrimin e programeve të tyre të vaksinimit me Planin e Veprimit për Vaksinimin të Evropës 2015 – 2020.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy