Pas hedhjes së tymuesve në sallë, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u bëri thirrje deputetëve të opozitës të mos keqpërdoren për interesat e një individi, duke shkelur sipas tij ligjin.
Balla tha se deputetët që u përfshinë në akte të paligjshme nuk do t’ia dalin të dëmtojnë imazhin e Shqipërisë.
Thirrja imë ndaj pjesës më të madhe të deputetëve që janë në krah të djathtë të kësaj salle, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetëm. Ky njeri e ka marrë peng Partinë Demokratike prej 33 vjetësh. Kjo që po ndodh sot këtu nuk ka të bëjë fare as me parlamentarizmin, as me kërkesat e opozitës sepse meqenëse kërkoni komisione hetimore parlamentare, përse nuk mblidhni 28 firma dhe ta çoni ankesën tuaj në Gjykatë Kushtetuese. A i keni ezauruar ju të gjithë instrumentet ligjorë për të shkuar në Gjykatë Kushtetuese apo keni harruar se Gjykata Kushtetuese jua ka rrëzuar kërkesat”.



