24 janari, Alimehmeti: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare. Listat e PD-së, të pasakta (VIDEO)

24 janari, Alimehmeti: Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare. Listat e PD-së, të pasakta (VIDEO)

Në një deklaratë të dhënë në studion e MCN Live, Ilir Alimehmeti, anëtar i Kryesisë së PD-së, theksoi se protesta e 24 janarit ka për qëllim të unifikojë ata që mbajnë një qëndrim opozitar dhe të forcojë pjesëmarrjen qytetare për çështje që lidhen me zgjedhjet e ndershme dhe emergjencën kombëtare. 

 

Sipas Alimehmetit çështja kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama. 

 

"Protesta ka qëllim të unifikojë ata që kanë një qëndrim opozitar, janë çështje të tjera, kë zgjedh dikush në zgjedhje elektorale dhe të ndershme emergjenca kombëtare është largimi i Ramës. Ka xhiro të shtuara, ditët para protestës. Është normale për t’u angazhuar me njerëzit me strukturat”, deklaroi Alimehmeti. 

 

Ai shtoi se është e nevojshme që njerëzit aktivë të kenë rol vendimmarrës brenda partisë. Alimehmeti nënvizoi se listat e anëtarësisë janë të pasakta, ka mungesa dhe fryrje.

 

Parimi është i  drejtë që njerëzit që janë aktiv kanë aksione më shumë për të zgjedhur kush do të drejtojë. Aktivi nga joaktivi ka një diferencë. Po të mos bëhej, do të thotë që po ushqen parazitizmin.

 

Sa i përket qeverisë, Alimehmeti theksoi nevojën për një qeveri të përkohshme, teknike ose tranzitore, që të mos ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe të garantojë zgjedhje sa më të lira dhe të ndershme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy