
Në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të zhvillohet ditën e nesërme seanca dëgjimore me kandidatët për kryetar dhe anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).
Për postin e kryetarit janë përzgjedhur katër kandidatë: Ismail Shehu, Enea Hoti, Martil Sula dhe Behar Zeneli.
Ndërkohë, për anëtarë të KPP-së konkurrojnë 20 kandidatë, mes të cilëve Fiorent Zguro, Edvin Simo, Enkeleon Topulli, Lulzim Mata dhe të tjerë.
Procesi vjen pas afro dy javësh, gjatë të cilave KPP ka qenë praktikisht jofunksional, pasi anëtarëve u ka përfunduar mandati. Si pasojë, janë pezulluar shqyrtimi i ankesave dhe vendimmarrja për një sërë procedurash të prokurimit publik.



