Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, do të bëjë vizitë dy ditore në Kosovë, duke filluar nga dita e sotme.
Nuk bëhet e ditur nëse për ardhjen e tij janë njoftuar dhe kanë dhënë leje institucionet e Kosovës.
Petkoviç, sipas mediave serbe, po vjen për t’u takuar me qytetarë në Leposaviq dhe Leskovc, për të biseduar rreth një program social që Serbia po do ta implementojë në Kosovë.
Bëhet fjalë për ndihmë financiar me nga 100 deri në 200 euro për familjet e komuniteti serb.
Ardhja e Petkoviç, i ngjan një fushate zgjedhore, meqë ai do të vizitojë edhe disa familje të tjera, që merren me bujqësi.
Pas vizitave, zyrtari serb ka thirrur mediat për të mbajtur një konferencë.



