Gjatë qëndrimit në Britani, kryeministri Edi Rama është pritur sot në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar Lindsay Hoyle.
Rama, bëri të ditur se Hoyle shprehu keqardhjen për retorikën e përdorur ndaj shqiptarëve ndërsa pohoi vlerat që ka dhënë komuniteti shqiptar në Britani.
Takim me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle, i cili shprehu keqardhje për retorikën shqetësuese ndaj shqiptarëve dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e luftës së përbashkët kundër rrjeteve kriminale, theksoi vlerat e pamohueshme të komunitetit shqiptar në Britani, si edhe ngriti lart rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.




