
Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, diplomatin dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në KiE, Lisen Bashkurti, numëroi disa pengesa dhe paqartësi që ka në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në studion e “MCN live”, diplomati vërtetoj faktin se mes dy vendeve janë krijuar aspekte jo fort të favorshme porse qeveritë e të dy vendeve duhet të kujtohen se mbi interesat e qytetarëve të të dy vendeve, nuk ka tjetër.
Është e vërtete që ka patur dhe ka aspekte që nuk kanë funksionarizuar në mënyre të harmonishme, dhe të pranueshme, që shpesh herë kanë krijuar keq perceptime në opinionet publike respektivë në Shqipëri e Kosovë. Lidhur me sjelljet e qeveritarëve tanë,, dhe të kryeministrit tonë në përgjithësi, por edhe të disa qeveritarëve në Kosovë.
Është e nevojshëm që të dy palët të konsiderojnë mbi gjithçka atë që është e përbashkët midis nesh, dhe ne kemi mjaft gjëra të përbashkëta, kemi ndarë një histori, një gjuhë, një identitet të qëndrueshme, aktualisht ndajmë të njëjtat interesat politike dhe gjeo-politike në nivele rajonale dhe ato universale.
Pra shumica e interesave janë të përputhshme dhe roli i kryeministrave është që të ecin në këtë rrugë, mbi këto shina të interesave të përbashkëta, me qellim që ti afrojnë ata gjithnjë e më shumë. Politikat ekocentriste, narcisiste, që janë karakteristikë shpeshherë e lidershipeve tona, në mënyrë të veçantë e Tiranës, e cila i shton këtyre edhe një tendence për paternalizmi të faktorit shqiptar ne rajon, janë të padëshiruara
Për diplomatin Bashkurti, në tendence janë dukshëm disa fragmentime në raportin Shqipëri-Kosovë.
Sipas tij, kryeministri Rama, duhet të kuptoj se vetëm projektet e rëndësisë kombëtare janë vetëm ato që ngrihen mbi konsensusin e përbashkët.
Dy vendet tona duhet të shkëmbejnë reciprokisht ekonomive të vendeve tona, integrimet të tyre, dhe prosperitetit të qytetarëve tanë.
Vazhdon të jetë një fragmentim që është determinues në proceset e integrimit dhe zhvillimit ekonomik mes dy vendeve tona.
Por ajo që do të thoja i spërkat, i baltos eventë të tilla siç është 110 vjetori është përmendja e atyre projekteve që nuk janë ngritur mbi bazën e një konsensus të gjerë politik mbarëkombëtar.
Unë nuk arrij të mare me mend se çfarë vizioni ka dhe sa përceptueshmërie ka mbi qytetarët shqiptar dhe atyre të Kosovës dhe në rajon, vizioni i kryeministrit Rama që ngre pikërisht në një përvjetor të tillë, një projekt i cili është bërë objekt i një përçarje shumë të thellë politike, mediatike dhe opinionale, gjë që nuk jep shprese, optimizëm e inkurajim të mbarë faktorit shqiptarë për mbështetjen e një projekti të tillë.
Projektet të një rëndësie kombëtare janë vetëm ato që ngrihen mbi konsensus. Kjo duhet të kuptohet, nëse këtë nuk e kupton Rama, atëherë ka problem me aftësinë e tij për të kuptuar politikën.
Vetëm projektet e ngritura mbi konsensus, ato të ngritura me një mbështetje të gjerë, vetëm ato qe BE i përdor si gjithpërfshirësë janë ato që garantohen në zbtueshmërinë e tyre, në jetëgjatësinë e tyre, dhe në efikasitetin e tyre mbar shqiptar.



