Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mban sot ceremoninë e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, djalin e ndjerë te Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett.

Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale nga presidentja Osmani thuhet se medalja i ndahet të ndjerit “për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë”

Joseph Beau Biden, i cili vdiq në moshën 46 vjeçare në vitin 2015, kishte shërbyer në Kosovë si këshilltar ligjor në vitin 2001.

Presidentja Osmani, ka thënë se medalja u kushtohet pos tjerash, edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy