Partia Mundësia është e gatshme të bashkëpunojë me partitë e tjera opozitare madje edhe me Partinë Demokratike me kushtin e vetëm që kandidati në zgjedhjet e 9 majit për Tiranën, të jetë një person i dalë nga protesta.
Nënkryetari i Partisë Mundësia Erald Kapri tha për MCN se çdo kandidaturë tjetër nuk do të mbështet. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha përsëriti se është i hapur për tu bashkuar kundër Ramës.
