Protesta/ Meta: Parlamenti nuk është më i qytetarëve, u kthye në zyrë noteriale të Ramës

Protesta/ Meta: Parlamenti nuk është më i qytetarëve, u kthye në zyrë noteriale të Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, i pranishëm në protestën e opozitës, gjatë fjalës së tij tha se ky nuk është më parlamenti i qytetarëve por është kthyer në një zyrë noteriale të kryeministrit.

Sipas tij, Rama është kapur në flagrancë duke kryer akte kundër pluralizmit në Shqipëri dhe se e vërteta është që policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë, apo se një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9000 euro në vit.

Parlamenti është house of representative, shtëpia e përfaqësuesve të popullit. Ne përfaqësojmë të paktën 750 mijë vota. Kanë tmerr nga opozita. Ky nuk është më Parlamenti i qytetarëve shqiptarë. Është kthyer në një zyrë noteriale, të një kryeministri të kapur në flagrancë duke bërë aktet më të rënda kundër pluralizmit të Shqipërisë. Sepse e vërteta është që policët tanë paguhen më keq se gjithë policët në rajonin tonë. Ndërkohë që shefat e tyre janë tërë ditën në dreka dhe darka me trafikantët e drogës. Mësuesit tanë janë më të keqpaguarit në rajon. Një mësues në Shqipëri merr 4200 euro në vit, ndërsa në Mal të Zi merr 9000 euro në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy