Largimi i Ardi Veliut, Bardhi: Një bandit më pak në Policinë e Shtetit

Largimi i Ardi Veliut, Bardhi: Një bandit më pak në Policinë e Shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi thotë se me largimin e Veliut tashmë Policia e Shtetit ka një bandit më pak.

Teksa përmend disa nga ngjarjet e ndodhura në kohën kur Ardi Veliu mbante postin, Bardhi thotë se historia do të përsëritet përsa kohë shefi i “ardivelinjëve”, Edi Rama është parter kryesor në krimin e organizuar.

“Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës.

Nën drejtimin e policisë nga Ardi Veliu:

Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi.

Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista.

Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësua, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve.

Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë.

Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve për të blerë vota për partinë në pushtet.

Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve.

Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do vazhdojnë të ndjehen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do vijojnë të trondisin qytetet tona.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy