Sekuestrimi i miliona eurove, reagon Kim: SPAK goditi një organizatë të madhe kriminale

Sekuestrimi i miliona eurove, reagon Kim: SPAK goditi një organizatë të madhe kriminale

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar ditën e sotme për sekuestrimin e 5 milionë euro pasuri në kuadër të dosjes 399.

Reagimi i ambasadores amerikane vjen një ditë pasi GJKKO vendosi të sekuestrojë pasuritë e të akuzuarve për laboratorin e heroinës në Brenovë të Hasit, ku mes të dënuarve ishte Altin Avdyli dhe vëllai i ish-deputeti socialist, Gjevi Ndoka.

Vlera e pasurive të këtyre personave të sekuestruar nga GJKKO llogaritet në rreth 5 milionë euro, dhe përfshin lloje të ndryshme si restorante, hotele, automjete etj.

Bazuar në informacionet e DEA-s amerikane, SPAK ia doli me sukses të procedojë një grup të madh të strukturuar kriminal, që rezultoi me burgosjen e 17 trafikantëve të drogës, si dhe me konfiskimin e pasurive në një vlerë 5 milionë euro,” shkruan Kim në Twitter.

Dënimi më i rëndë, me 12 vite burg, ishte për Admir Hoxhën, i akuzuar si ideatori i laboratorit të përpunimit të heroinës në Has.

Në të njëjtin vendim gjykata kaloi në llogari të shtetit duke konfiskuar hotelin “Ador” në pronësi të Admir Hoxhës pranë aeroportit të Rinasit, si edhe 6 automjete.

Laboratori ishte ngritur në një zonë periferike, në fshatin Brenog brenda dy kapanoneve që më parë, përdoreshin si stallë për bagëtitë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy