Sezoni turistik/ Rama në Durrës: Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur

Sezoni turistik/ Rama në Durrës: Kufiri me Kosovën do të jetë i hapur

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë në Durrës, me të cilët ndau projektet për të ardhmen.

Ndërsa premtoi se porti turistik i Durrësit do të jetë një vlerë e shtuar për zhvillimin e qytetit bregdetar, kreu i qeverisë shtoi se pas sigurimit të vaksinave të reja, operatorët tashmë mund të jenë optimistë.

Me objektivin për të vaksinuar gjysmë milion shqiptarë deri në qershor, kreu i qeverisë tha se ky do të jetë një sezon më i lehtësuar.

“Me portin turistik të Durrësit do të ndodhë një spostim, siç është ai i largimit të portit tregtar nga zemra e qytetit, siç po punojmë për shëtitoren e re që do të përshkojë plazhin e Durrësit, jam i bindur që krijojmë një platformë të re zhvillimi sa i përket turizmit. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se Durrësi ka qenë i penguar në zhvillimin e tij të turizmit dhe në tërheqjen e sa më shumë turistëve që janë turistë që shpenzojnë më shumë dhe për shkak të një nami që ka pasur për shkak të vatrës së plehrave të Porto Romanos.”

Sa i përket sezonit të ri të turizmit, Rama nënvizoi se kufiri me Kosovën do të jetë absolutisht i hapur.

“Në radhë të parë do sigurojmë që kufiri ynë me Kosovën të jetë i i hapur. Në radhë të dytë të bëjmë gjithçka që na takon në aspektin e kornizes së aktivitetit turistik që të gjithë të keni sa më pak shtrëngesa. Së treta duke pasur mundësinë që të bëjmë një vaksinim intensiv. Duke pasur parasysh mundësinë që të bëjmë një vaksinim masiv, me synimin që brenda qershorit, deri në fund të majit të kemi vaksinuar gjysmë milion qytetarë. Me ndërhyrjet e rëndësishme që planifikojmë të bëjmë në këtë mandat të trete do ketë mbështetje për turismin. Do rrisin ekponencilisht peshën e turizmit.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy