Ka përfunduar seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Ndërsa deputetët e përjashtuar të PD-së vijuan aksionin jashtë Parlamentit, mazhoranca e PS votoi normalisht projekt-ligjet.
Kryeparlamentarja Spiropali u shpreh që deputetët të cilët nuk ishin dënuar duhet të ishin të pranishëm në sallë, teksa apeloi ndaj demokratëve që të mos t’i pengojnë.
Ndërkaq karriget e deputetëve të opozitës, të cilat u dogjën seancën e kaluar, nuk ishin zëvendësuar.



