Çështja Beleri ka marrë sërish vëmendje Bruksel. Eurdeputetja greke Asimakopulo theksoi se mos betimi i Belerit do të ndikojë në integrimit e Shqipërisë, përgjigja i erdhi nga zyrtari i lartë i Komisionit Europian, i cili tha se kjo çështje është përfshirë në konkluzionet e progres raportit, ndërsa më shumë komente s’mund të ketë pasi çështja është në hetim.



