KAS pushon kërkesën e kandidatit të pavarur Iljaz Shehu për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

KAS pushon kërkesën e kandidatit të pavarur Iljaz Shehu për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pushoi sot ankimimin e kandidatit të pavarur për qarkun e Lezhës, Iljaz Shehu, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Iljaz Shehu kishte kërkuar në kërkesën ankimore nr. 53, kundërshtimin e vendimit nr.349, datë 04.05.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në zonën zgjedhore qarku Lezhë.

Ky vendim është marrë për shkak se ankimuesi Iljaz Shehu nuk është parqitur në mbledhje, madje ka bërë kërkesë me shkrim duke thënë se nuk është i interesuar ta ndjekë çështjen.

“KAS në përfundim të konsultimit dhe shqyrtimit të ankimit vendosi pushimin e shqyrtimit të ankimit administrativ”, tha relatori i çështjes në KAS, Koli Bele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy