Drafti i Kodit të ri Penal/ Çipa: Duhet tryezë me aktorët e interesit, tendencë për të rritur kontrollin mbi mediat (VIDEO)

Drafti i Kodit të ri Penal/ Çipa: Duhet tryezë me aktorët e interesit, tendencë për të rritur kontrollin mbi mediat (VIDEO)

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Aleksandër Çipa për ndryshimet në Kodin Penal në draftin e Kodit të Ri Penal, deklaroi se të gjitha organizatat janë duke bërë një reçencë të tekstit të draftit të ri të Kodit Penal

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se neni 22 që lidhet me aspekte të lirisë së shprehjes dhe çështje të veçanta të raportimit është duke u parë me lupë.

Sipas tij, tendenca për të rritur kontrollin e pushtetit mbi mediat, lë hapësirë për të dëshiruar. 

Çipa kërkoi të mbahet një tryezë me gazetarët, aktorët dhe organizatat mediatike. 

Ka dy gjëra që e kanë ngritur skepticizmin dhe në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për disproporcione. Ekziston rreziku i kriminalizimit të lirisë së shprehjes dhe protestës se kodi parashikon disa rregullime për shpifje dhe panik. 

Kur reporteri është në mjedisin raportues dhe kërkon të maksimalizojë të dhënat, këto janë çështje që hapin diskutime të mëdha. 

Do të duhet një tryezë më specifike, ku përfshihen organizatat e gazetarëve, tashmë ne kemi opsionet tona për disa momente të amendimeve ligjore. Ne kemi të drejtën tonë ta shohim me skepticizëm dhe ta shqyrtojmë me lupë disa nene që kanë të bëjnë me raportimin dhe shprehjen e lirë në Republikën e Shqipërisë. 

Në emër të UGSH do të kërkojë të ndryshojë marrja në konsideratë e propozimeve të organizatave dhe grupet e interesit. Ne ndajmë të njëjtin shqetësim lidhur me mënyrën e sjelljes në rrjetet sociale. 

Me mënyrën si trajtohet një pjesë e mirë e spektrit të onlineve shqiptare me shkrime shpesh sulmuese. Rregullimi vjen vetëm nga organizatat e gazetarëve dhe jo nga aktorë jo profesionalë. 

Tendenca për të rritur rolin e organizatave që lidhen me politikën, është një premisë që lë për të dëshiruar.

Ne dëshirojmë të ndërtohet një luajalitet institucional dhe të gjithë aktorëve kontributorë. 

Ne kërkojmë të ngrihet një tryezë e shqyrtimit dhe referencave të neneve të veçanta se cilat janë risqet nga amendimi i Kodit Penal.

Do të duhet që pala politike të hyjë në një diskutim me organizatat mediatike. Ne do të kemi të bëjmë me dekriminalizim të fyerjes dhe shpifjes, apo do të kemi kriminalizim të fyerjes dhe shpifjes. 

Tendenca për të rritur kontrollin e pushtetit mbi mediat, lë hapësirë për të dëshiruar. Duhet të detyrohet Komisioni i Ligjeve që të ulet me aktorët që kanë valencën e interpretimit juridik. 

Duhet trajtuar në mënyrë analitike drafti i ri i Kodit Penal në Shqipëri dhe të krahasohet me vendet e tjera. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy