
Ish-ministri i Mbrojtjes, Shaqir Vukaj, kujton 2 prillin e vitit 1991 kur në Shkodër u ekzekutuan katër persona të pafajshëm, ngjarje për të cilën shprehet se ka qenë dëshmitar okular dhe jo pjesëmarrës.
Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Vukaj kujtoi zgjedhjet e marsit të atij viti, duke kujtuar se në Shkodër 16 deputetë i ka fituar Partia Demokratike dhe nga tre që fitoi Partia e Punës, njëri ishte ai.
Zyra ime ishte përballë Komitetit të Partisë, kam parë gjithë zhvillimet e asaj dite me sytë e mi si ka ndodhur, çfarë ka ndodhur, si kanë ardhur para Komitetit të Partisë nxënësit.
Kam parë gjithë atë tmerr që ka ndodhur atë ditë. Pluralizmin krijim e PD, Shkodra e priti si asnjë qytet tjetër por në vend që të përshëndetej demokracia, pluralizmi, fitorja e PD, ndodhi e kundërta.
Me të drejtë Pjetër Arbnori i’u bëri thirrje turmave, kthehuni, në Shkodër ka fituar demokracia. Në radhë të parë jemi njerëz, pastaj vijnë të tjerat.
Lidhur me ngjarjet e vitit 1997, ai ngriti si shqetësim se mund të jenë vrarë deri në 4 mijë vetë, por se askush nuk e di numrin e saktë.
Ne si ministri e Mbrojtjes kemi çuar me qindra të plagosur jashtë. Kam shkruar me qëllim të mirë që njerëzit të mos i harrojnë, por me qëllim të mirë, që të mos përsëriten.
Pjetër Arbnori tha se shkoj unë në Vlorë. Çfarë mund të bëjnë vlonjatët?
Ajo situatë zgjidhej me mirëkuptim jo me armë. Ushtria mbajti qëndrim dinjitoz, ushtarakët nuk do pranonin të qëllonin mbi popull.
Rrëfimi i tij u bë lidhur me librin e publikuar pak kohë më parë, “Nga gjakosja e Shkodrës, tek përgjakja e Shqipërisë”, mbi periudhën politike 1990-1997.



