Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Mustafa: Seanca për formimin e qeverisë së re, të shtunën ose të hënën

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Mustafa: Seanca për formimin e qeverisë së re, të shtunën ose të hënën

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se seanca për votimin e qeverisë së re do të mbahet më së largu të hënën, por ka gjasa që ajo të mbahet edhe nesër, të shtunën.

Në një prononcim për media, Isa Mustafa tha se 61 vota janë siguruar për formimin e qeverise “Hoti”.

Nga ana tjetër Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, ka thënë se kërkesën për seancën për votimin e Qeverisë do ta bëjnë pas publikimit të Aktgjykimit të plotë nga Kushtetuesja për mandatarin.

Gashi ka thënë se ka pasur takim konsultativ me kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila, sipas tij, do të respektojë vendimin e Kushtetueses.

Gashi ka theksuar se ende nuk i kanë caktuar emrat e ministrave nga kjo parti.

Në njoftimin e Kushtetueses të enjten në mbrëmje u bë e ditur se aktgjykimi i plotë do t’u dërgohet palëve dhe do të publikohet “në ditët në vijim”.

LDK-ja është duke mbajtur një takim konsultativ me strukturat e partisë një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentit për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje të reja , pasi Gjykata Kushtetuese vendosi pro presidenti Thaçi për të mandatuar qeverinë e  re me kandidat për kryeministër Avdullah Hotin.

Gjykata Kushtetuese në Kosovë e ka quajtur të drejtë vendimin e presidentit Hashim Thaçi për t’i dhënë mandatin anëtarit të LDK-së.

Presidenti Thaçi mandatoi më 30 prill Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të formuar një qeveri të re dhe Lëvizja Vetëvendosje kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e veprimit të presidentit. Të gjitha partitë politike përveç Vetëvendosjes kanë kërkuar formimin e një qeverie të re ndërsa kanë theksuar se do të pranojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy