
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetin social “Facebook” i është drejtuar elektoratit gri për zgjedhjet e 25 prillit.
Rama shkruan se “kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë”.
Rama ka ndarë mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill.
‘Unë jam kundër, gjithmonë kundër, anti-sistem. Jena shkodranë, nuk ka dunë. Po për Shkodrën a ke dashni. Voto me nderë‘- dëgjohet të thuhet në video.
POSTIMI:
MIRËMËNGJES kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt ShqipërinëDitë të mbarë.



