Dhuna ndaj eksponentit të LSI, reagon Nikolla: E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar

Dhuna ndaj eksponentit të LSI, reagon Nikolla: E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar

Ish-ministrja Lindita Nikolla, kandidate për deputete, ka reaguar lidhur me deklaratën e kreut të LSI-së në këtë qark, Viktor Tushaj sa i takon ngjarjes së rëndë ku persona të paidentifikuar dhunuan një anëtar të LSI-së.

Nikolla shprehu keqardhje për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit.

“E keqardhur për ngjarjen e shëmtuar ndaj Gjovalin Gjinit. I jam pranë dhe i uroj shërim të shpejtë.‬
‪Organet e rendit të zbardhin ngjarjen dhe dënojnë autorēt. Partia Socialiste e vendosur pēr të vijuar me standardet demokratike dhe qytetare fushatën në Lezhë, si kurrë më parë.”, tha Nikolla.

Më tej Nikolla pohoi se PS-ja po bën fushatë si kurrë më parë në Lezhë.

Pas dhunimit të Gjovalin Gjinit, kryeplakut të fshatit Rraboshtë, njëherësh dhe përfaqësues zi LSI-së, reagoi kryetari i kësaj partie në Lezhë, njëherësh i pari në listën e kandidateve të LSI për Lezhën, Viktor Tushaj. Në një prononcim për mediat Tushaj i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të zbardh ngjarjen. Ai u shpreh se Gjovalin Gjini është goditur nga eksponentë të partisë socialiste dhe i bëri thirrje Lindita Nikollës që të ndalojë ngjarje te tilla.

NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së premtes, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur dhunuan Gjovalin Gjinin. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Gjini po blinte në dyqan në momentin kur tre persona të maskuar e kanë dhunuar duke e sulmuar me mjete të forta. I plagosuri u transportuar në spitalin e Lezhës për të marrë trajtimin mjekësor, ndërsa më pas u largua për në banesën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy