
Partia Socialiste feston sot 27-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.
Socialistët kanë planifikuar të mblidhen në një festë që do të mbahet në orën 19:00. Një ndër urimet e para ishte ai i presidentit Meta.
“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e kreut të shtetit.



