Presidenti austriak vizitë zyrtare në Shqipëri në 26-28 mars

Presidenti austriak vizitë zyrtare në Shqipëri në 26-28 mars

Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, do të zhvillojë një vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, në datat 26-28 mars, gjatë së cilës do të jetë i shoqëruar edhe nga Zonja e Tij, Doris Schmidauer. 

Presidenti Begaj do ta mirëpresë Presidentin Van der Bellen në Institucionin e Presidentit më datë 27 mars, në një ceremoni shtetërore dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve, për të cilën do të informoheni më gjerësisht ditët në vijim.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.

Presidenca njofton se vizita është tregues i mbështetjes së Austrisë për Shqipërinë por edhe ndaj vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian.

Kjo vizitë vjen 9 vjet pas asaj së ish-Presidentit austriak Heinz Fischer në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy