“Riedukimi”/ Gazetarët sot në protestë para kryeministrisë kundër qëndrimit të Ramës

“Riedukimi”/ Gazetarët sot në protestë para kryeministrisë kundër qëndrimit të Ramës

Pasi kryeministri Edi Rama futi në “riedukim” një tjetër gazetar Klevi Muka dhe e ndaloi atë të merrte pjese në konferencat për media pas pyetjes që ai i parashtroi ministres Olta Xhaçka, sot gazetarët anë paralajmëruar një protestë ndaj kryeministri Edi Rama.

Sipas njoftimit të shpërndarë në rrjetet sociale, protesta do të zhvillohet në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri. Përgjigjen që gazetari kërkonte nga Xhaçka, ia dha kryeministri, i cili u shpreh se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares tjetër, Ambrozia Meta.

Vetë Rama në një tjetër reagim në rrjetet sociale do të shkruante se nuk do të lejojë askënd që të shkelë normat etike në praninë e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy