Deputeti demokrat, Flamur Noka, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra sot nag kryeministri Rama në një takim me banorët e Shishtavecit në Kukës. Noka thotë se Rama akuzon qeverinë “Berisha” se nuk ka bërë rrugë, por në Kukës shkoi nëpërmjet Rrugës së Kombit.
“Akuzon që nuk ka rrugë ndërkohë Rama shkoi në Shishtavec nga Rruga e Kombit. Është cinizmi ekstrem i Ramës që flet për paga e për mirëqënie në zonën më të varfër. Dua të pyes Edi Ramën se kush i boshatisi këto zona nga banorët. Banorët e Kukësit nuk jetojnë në plantacione hashashi, prandaj janë të varfër”, shprehet Noka.
Noka deklaraten e bëri teksa inspektonte fillimin e punimeve të rikonstruksionit të një rruge në lagjen e re të qytetit të Kukësit, investim i Bashkisë Kukës.



