
Shqipëria ka bërë përparime në zbatimin e rekomandimeve për të parandaluar korrupsionin në fushën e drejtësisë me gjyqtarët dhe prokurorët, trupën politike dhe parlamentarët, por ende ka nevojë për përmirësime të mëtjeshme për të përfunduar reformat në pritje. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë Trupi Antikorrupsion i Këshillit të Evropës dhe Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Europës (GRECO) sipas një raporti të botuar.
Në raport arrihet në përfundimin se Shqipëria, deri më tani, ka përmbushur plotësisht vetëm katër nga 10 rekomandimet që ka nxjerrë në raportin e saj të vlerësimit në vitin 2014.
Të gjashtë rekomandimet e tjera janë zbatuar vetëm pjesërisht dhe nuk dihet nëse do të jetë i mundur realizimi i tyre i plotë, në një kohë që afati i fundit për raportimin e përmbushjes së këtyre rekomandimeve është vendosur 31 mars 2019.
Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit i Këshillit të Europës (GRECO) e mirëpret si një hap të rëndësishëm përpara miratimit në prill të vitit 2018 të Kodit të Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, duke mbuluar çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhuratat (ryshfetet) dhe kufizimet pas punësimit.
Megjithatë theksohet mungesa e qartësisë në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave dhe sanksioneve në rast të shkeljes, të cilat nuk përmenden shprehimisht në tekstin e Kodit të Sjelljes. Në lidhje me gjyqtarët, një reformë e madhe gjyqësore është në vazhdim e sipër që nga viti 2014 dhe po ashtu është një proces verifikimi për gjyqtarët me qëllim luftën kundër korrupsionit në gjyqësor.
Si pjesë e paketës së reformës, përshëndetet edhe roli i Presidentit të Republikës, i cili është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përbërë nga një shumicë e gjyqtarëve të zgjedhur nga kolegët e tyre. Zhvillime të tjera pozitive siaps raportit, sapo të përfundojë reforma priten të jenë funksionimi i administratës gjyqësore jo si përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor; dhe se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë përgjegjës për vendosjen e standardeve etike dhe monitorimin e tyre.
Një hap tjetër pozitiv cilësohet krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë së Lartë si autoritet përgjegjës për trajtimin e ankesave, hetimin e shkeljeve dhe fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve, megjithëse vë në dukje se posti duhet të mbushet. Nga ana tjetër, tërhiqet vëmendja për vonesat e vazhdueshme në vlerësimet periodike të gjyqtarëve.
REKOMANDIMET E PLOTËSUARA PJESËRISHT
Përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër korrupsionit
Kodi i Sjelljes për Anëtarët e Parlamentit, për çështje të tilla si konfliktet e interesit; aktivitete shtesë; dhuratat (rryshfetet); dhe kufizimet pas punësimit.
Identifikimi i Konfliktit të Interesit (rast-pas-rasti)
Përcaktimi i qartë i rregullave si pjesë e Kodit të Etikës për tu zbatua nga deputetët
Administrata gjyqësore, jo si përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë Prokurorial, ende nuk është themeluar
REKOMANDIMET E PLOTËSUARA PLOTËSISHT
Deklaratat e pasurisë të bëra publike
Auditimi më i shpeshtë i pasurive të zyrtarëve të lartë
Kritere dhe standarde të qarta për vendosjen e gjyqtarëve
Transparencë në kriteret për vlerësimin e prokurorisë



