23 vjet nga marrëveshja e Ohrit, hodhi bazat për shtimin e të drejtave të shqiptarëve në MV

23 vjet nga marrëveshja e Ohrit, hodhi bazat për shtimin e të drejtave të shqiptarëve në MV

Sot mbushen 23 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Negociatat për arritjen e marrëveshjes në Ohër, përfunduan me përafrimin e dokumentit, ndërsa i njëjti u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001. Marrëveshja Kornizë, e njohur si Marrëveshja e Ohrit, u nënshkrua nga partitë më të mëdha politike në vend dhe përfaqësuesve të posaçëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Këtë marrëveshje e kishin nënshkruar Boris Trajkovski, kryetar i atëhershëm Republikës së Maqedonisë, Lubço Georgievski -kryeministër i atëhershëm, si dhe liderët Arbën Xhaferi, Branko Cërvenkovski, Imer Imeri.

Marrëveshja i dha fund konfliktit ndërsa hodhi bazat për rritjen e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Në marrëveshje, përveç zyrtarizimit të gjuhës shqipe, janë përfshirë edhe zhvillimi i pushtetit vendor, mos diskriminimi, përfaqësimi i drejtë, zbatimi i procedurave të veçanta të Kuvendit për çështje si gjuha, kultura, arsimi dhe simbolet.

Kjo marrëveshje kornizë do ta promovojë zhvillimin e qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

Kjo marrëveshje u bë me asistimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, pas një konflikti të armatosur, i cili ndodhi në vitin 2001.

Në ngjarjet mes 22 janar-12 nëntor 2001 humbën jetën qindra persona nga të dyja palët, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u zhvendosën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy