
Analisti Preç Zogaj thotë se nuk mund të flitet për kapje të drejtësisë, përsa kohë ajo ka nisur të hetojë zyrtarë të lartë.
Po hetohen ministra dhe ish-ministra. Fatmi Mediu po hetohet dhe shkon e përballet. Ka një hetim për Sali Berishën që e ka zgjedhur vetë që të shkonte… ka avokatë, po edhe të mos kishte, i di gjërat vetë. Nuk dekurajoj asnjë lloj hetimi.
Po hetohet Beqja. Ne jemi gazetarë, i besojmë arsyetimit. Por duhet të biem dakord për disa gjëra.
Kapja e drejtësisë është si definicion në rastin e Shqipërisë, kur nuk vepron në sferat e larta. Pra ka frikë të shkelë atje. Pas Fatos Nanos, që mori pafajësinë, nuk ka në sferat e larta asnjë.
Mos vini në një kandar Sali Berishën me 10 të tjerë nga ana tjetër.



