Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Milano të Italisë takimin me emigrantët shqiptarë në kuadër të turit me diasporën.
Ai shoqërohej nga këngëtarët më me zë në Shqipëri të cilët mbajtën një koncert që zgjati përreth dy orë, ndërkohë gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi kontributin e emigrantëve në shtetin fqinj por nuk foli për të drejtën e tyre të votës.




