Ndërron jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan

Ndërron jetë ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan

Diplomati shumë vjeçar i Austrisë, i cili bashkë me të deleguarin e Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari, mori pjesë në negociatat për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka ndërruar jetë në moshëm 83 vjeçare.

“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më profesionistë. Për Ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbjen e njërit nga shëmbëlltyrat e mëdha”, theksoi shefi i diplomacisë austriake, Aleksandër Shalenberg, transmetojnë mediat në Kosovë.

Rohan, si një diplomat i përsosur, në funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe  funksioneve të shumta ndërkombëtare, ishte pjesë e formësimit të politikës së jashtme të Austrisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Jashtme theksohet se qysh në vitet e 90’ta, ai mori pjesë në formësimin e politikave ndaj Ballkanit me qëllim të vendosjes së paqes dhe zhvillimit të perspektivës evropiane për këtë rajon me shumë rëndësi për Austrinë.

Rohan, në shërbimin diplomatik në Austri hyri më 1963 ndërsa fillimisht shërbeu në Ambasadat e Austrisë në Londër dhe Beograd.

Më 1977 emërohet shef i kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Kurt Waldheim, në New York.

Pastaj, ishte ambasador në Buenos Aires dhe vende tjera, kurse më 1996 u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Më 2006, ai bashkë me Ahtisaarin, zhvilloi negociatat në lidhje me statusin e ardhshëm të Kosovës.

Rohan vjen nga një familje fisnike që kishte lidhje me familjen mbretërore shqiptare.

Diplomati austriak Albert Rohan ishte një mik e dashamirës i Kosovës që nuk do të harrohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy